Lufta anti- Covid, thirrja e Biden: 100 dollarë për çdo person që vaksinohet

Bota

Lufta anti- Covid, thirrja e Biden: 100 dollarë për çdo person

Joe Biden, presidenti i SHBA u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit. Mediat shrkaujëns e ky urdhër u kërkon punëtorëve të tregojnë dëshmi për vaksinim apo të kryejnë teste dhe të mbajnë maskën.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit. Ai shtoi se iniciativa monetare mund të duket e padrejtë për amerikanët, që veçse janë vaksinuar, mirëpo “të gjithë ne përfitojmë nëse më shumë njerëz vaksinohen

Biden ka thënë se Qeveria federale do të rimbursojë bizneset e vogla dhe ato të mesme, të cilat u ofrojnë punëtorëve ditë pushimi për t’u vaksinuar.

Ndërkohë që raporti ka treguar se më pak se 50% banorëve të SHBA-së, janë të vaksinuar plotësisht.

ME TE LEXUARAT