Lidhje me organizatën e Suel Çelës? SPAK sekuestro celularit të ish-gjyqtares së "TikTok", Enkelejda Kapedani!

Bota

Lidhje me organizatën e Suel Çelës? SPAK sekuestro celularit

Në kuadër të hetimit të organizatës kriminale të Suel Celës, u arrestua gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu si dhe u ushtrua kontroll në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët dyshoheshin për lidhje me këtë organizatë.

SPAK urdhëroi dhe sekuestrimin e disa celularëve, mes të tjerash dhe celularin e ish-gjyqtares, Enkelejda Kapedani.

Kjo e fundit përmendej në bisedat mes anëtarëve të organizatës, të cilët i kërkonin favore, por në një moment ajo sipas tyre iu ka thënë se ka respekt për ta, por do të bëjë karrierë, shkruan VNA.


Vendimin e SPAK për sekuestrimin e telefonit celular, Kapedani e ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme.

Të hënën u zhvillua një seancë gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e ish-gjyqtares.

Me kërkesën e palëve seanca u shty. Enkelejda Kapedani u shkarkua nga detyra në 2022 në kuadër të procesit të vettingut.

Ajo e ka ankimuar vendimin në KPA por ende çështja nuk është shqyrtuar.

Ndërkohë më herët më 17 janar 2021 ajo ishte pezulluar nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara në zyrë dhe duke drejtuar automjetin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion