Lidhën një burrë dhe e futën në bagazhin e makinës, talebanët nuk tolerojnë asnjë afgan (Video)

Një video është bërë virale kudo online, filmuar në Kabul. PAmjet tregojnë sesi ushtarët talebanë lidhin një burrë dhe më pas e vendosin në bagazhin e makinës dhe largohen në drejtim të paditur. Videoja e filmuar dhe publikuar nga gazetari Bilal Sarvari në Twitter, tregon dhunën që talebanët ushtrojnë mbi afganët.
Por kjo nuk hera e parë që shihet një sjellje e tillë. Afganët janë të detyruar që të veprojnë si talebanët kërkojnë, pa pasur të drejtën e fjalës, as protesta. Në një kohë ku ata po vuajnë për bukën e gojës, shumë afganë po tentojnë të largohen nga vendi në mënyra shumë të dhimbshme. Por, talebanët nuk i lejojnë ata të largohen.
In Kabul city, Salang Watt. Their fate unknown. Hands tied and thrown into the trunk. How do Taliban officials answer for these unlawful detentions? pic.twitter.com/Q7x4guwkPU
— BILAL SARWARY (@bsarwary) September 13, 2021
Kujtojmë se kjo situatë vjen pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, dhe largimi i ushtarit të fundit amerikan nga Afganistani, më 31 gusht.


