Largimi nga Afganistani, Biden: Nuk falim, me ISIS ende s'kemi mbaruar punë

Bota

Largimi nga Afganistani, Biden: Nuk falim, me ISIS ende s'kemi mbaruar

Pas 20 vitesh luftë, SHBA u tërhoq përfundimisht nga Afganistani. Në daljen e tij të parë për media, presidenti i SHBA-ve, ka folur rreth vendimit të tij. Biden u shpreh ndër të tjera se tashmë kishte ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ai tha se është në interesin kombëtar të amerikanëve që lufta të mbaronte këtu, pasi SHBA duhet të merret me kërcënimet e 2021 dhe të së ardhmes dhe jo me ato të vitit 2001.

Duke iu drejtuar grupit militant ISIS, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh: “Nuk kemi mbaruar ene punë me ju. Nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë.”


Ndërsa duke sjellë në vëmendje konkurrencën me Kinën dhe Rusinë, Joe Biden tha se këto dy super fuqi ishin të interesuara që SHBA të merrej edhe një dekadë tjetër me Afganistanin. Presidenti amerikan bëri gjithashtu të ditur se vendi që ai drejton do të vijojë që të mbështesë afganët përmes diplomacisë.

“Është koha të shohim drejt të ardhmes, jo drejt të shkuarës. U jap fjalën me gjithë zemër se unë besoj që ky është vendimi i duhur, i zgjuar dhe më i mirë për Amerikën,” tha Joe Biden në përfundim të fjalës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion