“Largimi i Nancy Pelosi është një ngjarje e madhe”, deklarata e fortë e Trump: Ajo ishte e keqe dhe e korruptuar

Bota

“Largimi i Nancy Pelosi është një ngjarje e madhe”,

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur vendimin e Nancy Pelosi-t për të mos u rikandiduar në Kongres në vitin 2027, duke e quajtur “një ngjarje të madhe për Amerikën”.

Pelosi kishte njoftuar më herët, përmes një video-mesazhi drejtuar votuesve në San Francisko, se nuk do të kërkonte një mandat të ri në Kongres.

“Largimi i Nancy Pelosi-t është një ngjarje e madhe për Amerikën. Ajo ishte e keqe, e korruptuar dhe e përqendruar vetëm në atë që ishte e dëmshme për vendin tonë. Humbiste shpejt kontrollin e partisë së saj dhe kurrë nuk e rimori. Jam shumë krenar për të që u përpoq të më shkarkonte dy herë, pa sukses. Nancy Pelosi është një politikane tejet e mbivlerësuar,” deklaroi Trump.

Nancy Pelosi, një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe ka qenë një nga kundërshtaret kryesore të Trump gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion