Lajmi që po “pushton” rrjetin, mbi 500 foshnje marrin emrin e sulmuesit norvegjez!

Nuk është vetëm në fushën e blertë që Erling Haaland po lë gjurmë. Popullariteti i yllit të Manchester City ka kaluar kufijtë e Evropës dhe ka mbërritur deri në Amerikën e Jugut, ku qindra prindër në Peru kanë vendosur t’u vënë fëmijëve të tyre emrin e sulmuesit norvegjez. Sipas të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile në Peru, plot 563 foshnje të porsalindura janë regjistruar me emra që lidhen me Haaland.
Shifrat tregojnë se 4 fëmijë janë regjistruar me emrin e plotë Erling Braut Haaland, 91 mbajnë emrin Erling Haaland, 468 janë regjistruar thjesht me mbiemrin Haaland Fenomeni është cilësuar nga mediat peruane si “Efekti Haaland”, duke treguar ndikimin e jashtëzakonshëm që futbollisti 24-vjeçar ka tek tifozët në mbarë botën.
Haaland është kthyer në një nga figurat më të njohura të futbollit modern falë rekordeve të shumta me Manchester City dhe paraqitjeve mbresëlënëse me kombëtaren e Norvegjisë. Suksesi i tij duket se po frymëzon jo vetëm brezin e ri të futbollistëve, por edhe prindër që zgjedhin emra të veçantë për fëmijët e tyre.


