LAJM I FUNDIT/ Izraeli sulme të reja në Iran, goditet sërish centrali bërthamor i Natanzit
Lajmifundit
/
13 Qershor 2025, 13:32
Bota

Sulmet izraelite janë duke vazhduar në Iran, duke synuar disa qytete në të gjithë vendin, thanë mediat shtetërore.
Televizioni shtetëror iranian dhe mediat e lidhura me shtetin thanë se centrali bërthamor i Natanzit u godit nga një sulm me raketa.
Periferitë e qyteteve të Tabrizit dhe Shirazit u shënjestruan gjithashtu në atë që televizioni shtetëror e quajti "një sulm agresiv".
Deri më tani, raportohet se të paktën janë vrarë rreth 20 komandantë të lartë.


