La derën e shtëpisë hapur për t’u freskuar, në mëngjes 27-vjeçarja gjeti komshiun në shtrat duke e...

Bota

La derën e shtëpisë hapur për t’u freskuar, në

Temperaturat e larta sollën një ngjarje tronditëse mëngjesin e sotëm në Palermo të Italisë. Një grua ra pre e dhunës seksuale nga fqinji i saj i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.

Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lërë derën e shtëpisë gjysmë dhe ballkonit gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj fqinjin e saj i cili po i prekte trupin.

E reja tentoi ta largonte me forcë, por komshiu nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi fqinjin të largohej.

Pasi thërriti policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen ndaj uniformat blu bënë një kontroll në apartamentin e burrit.

36-vjeçari ishte ende i veshur me rrobat të cilat gruaja ia përshkroi efektivëve të policisë. Uniformat blu vunë në pranga agresorin ndërsa 27-vjeçarja u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion