Kryetari i Parlamentit të Iranit: Teherani nuk ka kërkuar armëpushim, ne do ta thyejmë këtë cikël

Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Teherani nuk ka kërkuar

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, hodhi poshtë çdo sugjerim se Teherani po kërkon një armëpushim në luftën me SHBA-në dhe Izraelin të martën.

Sakaq, ai theksoi se agresori duhet të grushtohet në në mënyrë që të nxjerrë një mësim dhe që mos të sulmoj kurrë Iranin.

“Ne absolutisht nuk kërkojmë një armëpushim, ne besojmë se agresori duhet të grushtohet në gojë në mënyrë që të nxjerrë një mësim në mënyrë që të mos mendojë kurrë më të sulmojë Iranin tonë të dashur”, shkroi Mohammad Bagher Qalibaf në një postim në X.

“Regjimi sionist e sheh ekzistencën e tij të turpshme në vazhdimin e ciklit ‘luftë-negociim-armëpushim dhe pastaj përsëri luftë’ për të konsoliduar dominimin e tij. Ne do ta thyejmë këtë cikël”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT