Kreu i Parlamentit të Iranit: SHBA, Izraeli dhe një shtet tjetër po përgatiten të pushtojnë ishujt tanë

Bota

Kreu i Parlamentit të Iranit: SHBA, Izraeli dhe një shtet tjetër

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të pushtojnë një nga ishujt e Iranit.

"Sipas disa burimeve, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve rajonale, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit.

Të gjitha lëvizjet e armikut janë nën mbikëqyrjen e forcave tona të armatosura.

Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetësore e atij vendi rajonal do të bëhet cak i sulmeve të pandërprera dhe të pakufizuara", paralajmëroi përmes një njoftimi në rrjetin sociale ‘X’ kryetari i Parlamentit të Iranit.

Me shumë mundësi, Ghalibaf ka aluduar se planet e mundshme të SHBA-së dhe Izraelit janë për të pushtuar ishullin Kharg në Gjirin Persik, një qendër e rëndësishme për naftën iraniane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion