Kryeministri pritet të japë dorëheqjen pas skandalit me vaksinën e Rusisë, Sputnik V

Bota

Kryeministri pritet të japë dorëheqjen pas skandalit me

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, ka thënë se do të japë dorëheqjen pas një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën ruse kundër coronavirusit, Sputnik V.

Sipas mediave të huaja, të paktën gjashtë nga anëtarët e kabinetit të tij tashmë kishin dhënë dorëheqjen.

Ai shtoi se po planifikonte që të hënën ta takonte presidenten Zuzana Caputova për të zhvilluar konsultime.

Kriza shpërtheu, kur u zbulua një marrëveshje e fshehtë e arritur nga Sllovakia për të marrë 2 milionë doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Sllovakia është një anëtare e BE-së dhe blloku nuk e ka autorizuar ende vaksinën ruse për përdorim.

Kryeministri pritet të japë dorëheqjen pas skandalit me

Marrëveshja u bë pavarësisht nga mosmarrëveshjet nga partnerët e koalicionit të Matoviç, partia Liria Solidariteti dhe partia Për Njerëzit.

ME TE LEXUARAT