Kritiku i Kremlinit me simptoma Covid-i, Navalny nga burgu: Këtu 15 të dënuar janë me turbekuloz

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny ka thënë se ai ka temperaturë të lartë 38.1 gradë C dhe kollë, dhe se tre nga 15 të burgosurit në repartin e tij të burgut rus, po trajtoheshin në spital për tuberkuloz.
44-vjeçari Navalny, një kritik i shquar i Presidentit Vladimir Putin deklaroi se ishte futur në një grevë urie javën e kaluar për të protestuar, pasi sipas tij autoritetet e burgut nuk po e lejonin të merrte kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e shpinës dhe këmbëve.
Media shtetërore dhe disa anëtarë të një grupi monitorimi të burgjeve e kanë akuzuar atë për trillime të problemeve të tij mjekësore për ta mbajtur veten në vëmendjen e publikut, diçka që Navalny dhe aleatët e tij e kanë mohuar.



