Kritikoi luftën e Putinit, pensionistja futet në burg për 5 vjet

Bota

Kritikoi luftën e Putinit, pensionistja futet në burg për 5 vjet

Një pensioniste 72-vjeçare është burgosur nga autoritetet ruse pasi bëri kritika ndaj presidentit Putin dhe luftës së tij në Ukrainë.

 

Yevgeniya Maiboroda, nga rajoni i Rostovit, do të vuajë pesë vjet e gjysmë pas hekurave për dy postime në mediat sociale, në një nga dënimet më të rënda që nga fillimi i luftës pothuajse dy vjet më parë.

 

Dënimi i ashpër është pjesë e ligjit rus që ndalon informacionet e rreme për ushtrinë e Putinit dhe është interpretuar si një paralajmërim për të tjerët nga qeveria.

 

Maiboroda pranoi se kishte ripostuar materiale në llogarinë e saj të mediave sociale por mohoi se ajo ishte e motivuar nga ‘urrejtja politike’ siç pretendonin prokurorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion