Krijuesit e vaksinës Pfizer parashikojnë se kur i vjen fundi kufizimeve të koronavirusit

Bota

Krijuesit e vaksinës Pfizer parashikojnë se kur i vjen fundi

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e coronavirusit shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer – Özlem Türeci dhe Ugur Sahin – durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së coronavirusit të përfundojnë deri në vjeshtë.

“Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”.

Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi.

Pastaj duhet të përshtatet vaksina.

“Ne po përgatitemi për këtë sot”, tha ai.

Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin.

Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme.

Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem.

ME TE LEXUARAT