Koreja e Veriut paralajmëron hapur SHBA-në: Kujdes me deklaratat, mendoni mirë pasojat

Bota

Koreja e Veriut paralajmëron hapur SHBA-në: Kujdes me deklaratat,

Koreja e Veriut priste një tjetër reagim nga Shtetet e Bashkuara pas testit të fundit më raketa të vendit të izoluar komunist. Dënimi që i bëri presidenti amerikan Joe Biden këtij testimi, konsiderohet tani nga Peniani si një hap i gabuar. Biden tha se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut përbënin shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara  dhe një kërcënim për rajonin e për komunitetin ndërkombëtar.

Koreja e Veriut paralajmëron hapur SHBA-në: Kujdes me deklaratat,

Ai gjithashtu e këshilloi Penjanin që të ndalojë testet ushtarake, duke theksuar se “do të ketë përgjigje” nëse shkohet drejt një përshkallëzimi të situatës. Por për zyrtarin koreano-verior, Ri Pyong Chol, i cili mbikëqyri testin e raketës më 24 mars, deklarata të tilla nga një president amerikan përbëjnë shkelje të së drejtës se tyre si shtet për vetëmbrojtje dhe ato paraqesin një provokim.

Koreja e Veriut paralajmëron hapur SHBA-në: Kujdes me deklaratat,
Ai po ashtu tha se ndjen keqardhje që Biden shfaqi “armiqësinë e tij të thellë” dhe shtoi se nëse Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë me deklarata të kësaj natyre pa i menduar pasojat, mund të përballen me diçka që nuk është e mirë”. Ai shtoi se Koreja e Veriut, do të vazhdojë ta rrisë “fuqinë e saj të jashtëzakonshme ushtarake”.

ME TE LEXUARAT