Konflikti në lindjen e mesme, Turqia e thotë troç: Nuk do ndalemi së ndihmuari palestinezët

Bota

Konflikti në lindjen e mesme, Turqia e thotë troç: Nuk do

Lufta Izrael-Palestinë vazhdon dhe shumë vende po i ofrojnë ndihmë Palestinës.

Ndër to edhe Turqia është deklaruar në krah të Palëstinës ku Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka bërë një deklaratë ditën e sotme ku ka thënë se Ankaraja kurrë nuk do të ndalojë së mbështeturi çështjen palestineze.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë Rexhep Tajip Erdogan, dhe me fuqinë që na është dhënë nga parlamenti ynë, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga mbështetja e çështjes Palestineze. Turqia është pioniere e përpjekjeve diplomatike mbi çështjen Palestineze dhe do të vazhdojë të jetë zëri i ndërgjegjes dhe drejtësisë në botë.” u tha ligjvënësve në parlament.

Duke pohuar se atmosfera në Turqi për çështjen e Palestinës ishte një solidaritet i përbashkët, Çavusoglu tha: “Ne duhet të jemi të ndjeshëm në ruajtjen e kësaj”, raporton Aljazeera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion