Katastrofa natyrore në Gjermani, Merkel: Jam e tronditur, ngushëllime familjarëve

Bota

Katastrofa natyrore në Gjermani, Merkel: Jam e tronditur, ngushëllime

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, reagon pas stuhisë që përfshiu vendin, duke iu marrë jetën dhjetëra personave, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Kancelarja Merkel thekson se është e tronditur nga kjo katastrofë natyrore, ndërsa iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të të zhdukurve.

“Jam e tronditur nga katastrofa që po vuajnë shumë njerëz në zonat e përmbytura. Ngushëllimet e mia u shkojnë të afërmve të viktimave dhe personave të zhdukur. Falënderoj nga zemra ndihmësit e shumë të palodhur dhe ekipet e shpëtimit”, thekson Merkel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion