Trump: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi, mos e shkelni!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit është tani në fuqi.
“ARMPUSHIMI TANI ËSHTË NË FUQI. JU LUTEM MOS E SHKELNI ATË!” shkroi ai në rrjetin e tij social Truth Social.
Katari njofton marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, të ndërmjetësuar nga Trump
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar amerikan, raporton se kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, siguroi marrëveshjen e Teheranit me armëpushimin e propozuar të SHBA-së midis Izraelit dhe Iranit gjatë një telefonate me zyrtarë iranianë.
Telefonata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha emirit të Katarit se Izraeli kishte rënë dakord për armëpushimin dhe kërkoi ndihmën e Dohas për të bindur Teheranin që të binte dakord me marrëveshjen, tha zyrtari për Reuters.
Trump kishte njoftuar më parë se të dyja palët kishin rënë dakord për një armëpushim "të plotë dhe total".
Marrëveshja e armëpushimit thuhet se u arrit pasi Irani goditi bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar vonë të hënën.
Ndërkohë, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Irani dhe Izraeli në lidhje me armëpushimin.
Presidenti Donald Trump tha të hënën vonë në mbrëmje se Izraeli dhe Irani i janë drejtuar pothuajse njëkohësisht për paqe midis dy rajoneve, pasi ushtria izraelite kishte identifikuar raketa të lëshuara drejt kombit nga Irani.
Trump, vetëm pak orë pasi njoftoi një marrëveshje armëpushimi, tha në një postim në Truth : “Izraeli dhe Irani erdhën tek unë, pothuajse njëkohësisht, dhe thanë: 'PAQE!' E dija që koha ishte TANI.
Bota dhe Lindja e Mesme janë FITUESIT e vërtetë! Të dy kombet do të shohin DASHURI, PAQE DHE PROSPERITET të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre.”
“Ata kanë kaq shumë për të fituar, por megjithatë, kaq shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e DREJTËSISË DHE TË VËRTETËS. E ardhmja për Izraelin dhe Iranin është e PAKUFIZUAR dhe e mbushur me PREMTIM të madh.

ZOTI JU BEKOFTE TË DY!” shkroi presidenti.
CNN ka raportuar se Trump dhe një grup zyrtarësh të lartë diplomatikë dhe të sigurisë kanë punuar ne prapaskene për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund konfliktit midis Iranit dhe Izraelit në orët pasi Irani nisi një sulm me raketa në një bazë amerikane në Katar.
Pak momente para postimit të Trump, ushtria izraelite tha se kishte identifikuar raketa të lëshuara drejt Izraelit nga Irani dhe tha se sistemet e saj mbrojtëse ishin aktivizuar.
Mediat shtetërore iraniane njoftuan të martën sipas orës lokale se një armëpushim i është “imponuar armikut” pas përgjigjes ushtarake të vendit ndaj “agresionit amerikan”.


