Katari bën thirrje për “veprim urgjent ndërkombëtar” për të parandaluar sulmin izraelit në Rafah

Bota

Katari bën thirrje për “veprim urgjent

Vazhdojnë thirrjet për trysni ndërkombëtare kundër një ofensive izraelite në qytetin në skajin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin. Katari dhe Bashkimi Afrikan shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e krizës humanitare.

Katari ka qenë ndër ndërmjetësit kryesorë në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe të mërkurën tha se çdo zhvendosje me forcë e civilëve nga qyteti Rafah do të ishte një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar.

Një deklaratë e lëshuar nga ministria e jashtme e Katarit dënoi sulmet izraelite në Rafah dhe bëri thirrje për “veprim urgjent ndërkombëtar” për të parandaluar forcat izraelite të dërgojnë forcat tokësore në këtë qytet.

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë së bashku për të ndaluar një përshkallëzim të konfliktit në Rafah, duke vënë në dukje rëndësinë e zonës si një korridor për sjelljen e ndihmave humanitare në Gazë.

ME TE LEXUARAT