“Kasapi i Ballkanit”, zbulohet se ku do t'a vuajë dënimin Radovan Karaxhixh

Bota

“Kasapi i Ballkanit”, zbulohet se ku do t'a vuajë

Ish-lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhixh do të vuajë pjesën tjetër të dënimit të tij në një burg të Britanisë së Madhe. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë qeveria britanike.

75-vjeçari, u dënua me 40 vite burg në vitin 2016, pasi gjykata vendosi se ai është përgjegjës për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje e përndjekje, në komunat e Bosnjës.

Pas lufte qëndroi për disa vite në arrati, por u kap dhe u dorëzua në një gjykatë për krime lufte në Hagë në vitin 2008. Ndërsa në vitin 2019, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

“Karaxhixh është një nga të paktët persona që është shpallur fajtor për gjenocid”, tha Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

“Ai ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë në korrik të vitit 1995”.

Karaxhixh ndodhet në paraburgim në Hagë dhe tani pritet të zhvendoset në një burg britanik, i cili ende nuk është bërë me dije nga autoritetet.

Kujtojmë se lufta në Bosnje ishte një nga më të përgjakshmet në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, me një bilanc negativ prej 100.000 viktima dhe miliona njerëz të pastrehë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë dënoi shumë persona, të cilët ishin përfshirë në luftrat ballkanike të viteve 1990, ku dhjetra të burgosur u transferuan në disa vende europiane për të vuajtur dënimet e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion