Kartelat e drogës i zunë pritë, vritet me 200 plumba shefi i policisë

Vritet nga kartelat e drogës shefi i Policisë së Sinaloas. Mësohet se Joel Ernesto Soto para dy javësh i shpëtoi një atentati, por atentati i dytë qëlloi i suksesshëm. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se polici po udhëtonte me makinë në një rrugë që lidh qytetet Los Mochis dhe Culiacan, kur persona të armatosur qëlluan me breshëri.
Atentatorët qëlluan më shumë se 200 plumba drejt makinës, ku Soto udhëtonte i vetëm. Ndërkohë bëhet me dije se në Sinaloa vepron Karteli i Sinaloas, që është bashkëthemeluar nga Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, i cili po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado. Aktualisht, është Ismael “El Mayo” Zambada, i cili nuk është arrestuar kurrë, ai që kontrollon kartelin, së bashku me tre djemtë e tij, që njihen si “Los Chapitos”.


