Johnson hap vendin, gjysma e anglezëve e kundërshojnë këtë vendim

Një ditë më parë, Britania e Madhe i shpëtoi rregullave anti- Covid. Ky ishte vendimi i kryeministrit Boris Johnson, por që ekspertët e kundërshtuan. Mendohej se anglëezët ishin dakord, por gjysma e popullësisë është kundër.
“The Guardian” raportoi, duke cituar një sondazh të YouGov për “Times” se “më shumë se gjysma e të anketuarve, midis 7 dhe 11 korrik, thanë se ishin të shqetësuar në lidhje me planet për të hequr kufizimet antiCOVID-19. Vetëm 31% u shprehën në favor, ndërsa 14% thanë se nuk kishin ndonjë mendim për këtë çështje.
Aktualisht, në Britaninë e Madhe situata e Covid-19 nuk është aspak e mirë. Varianti Delta është një kërcënim.


