Joe Biden dhe bashkëshortja e tij vizitojnë Jimmy Carter, njerëzit shpërthyen në kritika për këtë arsye

Bota

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij vizitojnë Jimmy Carter,

Ish-presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter dhe gruaja e tij Rosalynn kanë publikuar një fotografi nga takimi i tyre këtë javë me presidentin aktual të SHBA, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Ajo që u ka bërë më shumë përshtypje përdoruesve të rrjeteve sociale ka qenë fakti që askush nuk e kishte vendosur maskën edhe pse qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë, jashtë shtëpisë, Biden dhe Zonja e Parë janë fotografuar me maska.

“Kjo është një pamje jashtëzakonisht e çuditshme. Unë kam shumë respekt për të katër, por fotoja është thjeshtë e çuditshme”, ishte një nga komentet e shumta në Twitter.

Jimmy Carter është 96 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij është 93 vjeçe. Ata jetojnë në një shtëpi, të cilën Carter e ndërtoi vetë para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion