Japoni/ Më shumë se 120 mijë qytetarët braktisin shtëpitë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut

Bota

Japoni/ Më shumë se 120 mijë qytetarët braktisin

Autoritetet japoneze urdhëruan sot, që më shumë se 120,000 njerëz në disa rajone të Japonisë jugore të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të mëdha, njoftoi rrjeti japonez NHK.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pas rrëshqitjeve vdekjeprurëse të tokës të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në qytetin bregdetar Atami, në jugperëndim të Tokios.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një alarm për reshjet e mëdha të shiut në tre rajone të Kyushu, duke bërë që disa qeveri lokale të urdhërojnë banorët të evakuohen.

Një javë më parë, shirat e mëdha në Atami shkaktuan rrëshqitje dheu që vranë të paktën 9 persona, ndërsa ata që janë zhdukur arrijnë në 20.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion