Izraeli sulmon Sirinë perëndimore, vdes një civil, plagosen 6 të tjerë

Bota

Izraeli sulmon Sirinë perëndimore, vdes një civil, plagosen 6

Siria perëndimore është sulmuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli. Mediat e huaja shkruajnë se avionët ushtarakë ndërmorën një sulm ajror dhe për pasojë ka mbetur i vdekur 1 civil dhe 6 të tjerë u plagosën.

 “Sistemi ynë i mbrojtjes ajrore interceptoi raketat e agresorit dhe rrëzoi disa prej tyre. Një fëmijë dhe nëna e tij ishin midis të plagosurve, përveç disa humbjeve materiale të cilat u shkaktuan në zonën e goditur”, citoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) burimin ushtarak.

Për vite, Izraeli ka shënjestruar caqet e forcave të regjimit sirian dhe ato iraniane në vend. Izraeli rrallë merr përgjegjësi për sulmet e tij në Siri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion