Izraeli dhe Palestina përballen në Këshillin e Sigurimit, shkëmbejnë akuza për konfliktin

Bota

Izraeli dhe Palestina përballen në Këshillin e Sigurimit,

Përfaqësues të Palestinës dhe Izraelit fajësuan njëri-tjerin për përshkallëzimin e konfliktit, gjatë një debati të hapur të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Ministri i jashtëm palestinez Riyadal-Malki akuzoi izraelin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB Gilad Erdan tha se Hamas po ndërmerrte sulme duke u fshehur pas civilëve palestinezë.

“Sa herë Izraeli dëgjon një lider të huaj të flasë për të drejtën e tij, për të mbrojtur veten, inkurajohet të vazhdojë me vrasjen e familjeve në gjumë”, ishin fjalët e ministrit palestinez.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Izraelit paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB kundër hezitimit për të dënuar Hamasin, pasi siç tha, kjo do të minonte seriozisht mundësitë për dialog dhe paqe./A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion