Izrael sulmon me raketë Gazën, vriten 20 persona, përfshirë edhe fëmijë (Video)

Pamje të reja janë publikuar nga sulmet ajrore të Izraelit kundër caqeve të militantëve në Rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se situata është rënduar, pasi disa raketa qëlluan drejt Jerusalemit. Ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijë, kishin vdekur nga sulmet, shkruan BBC.
Kujtojmë se përplasja mes dy vendeve ka nisur që me datën 7 maj. Udhëheqësit e Hamasit të Gazës kishin kërcënuar se do të godisnin pasi qindra palestinezë u plagosën në përleshjet me policinë izraelite në Jerusalem të hënën. Ndërkohë Izraeli tha se kishte vrarë të paktën tre militantë të Hamasit.
BBC shkruan se një komandant i Brigadave Izzedine al-Qassam, Mohammed Abdullah Fayyad, ishte vrarë. Ndryshe, ditët e fundit kanë parë dhunën më të rëndë në Jerusalem për vite me radhë, me më shumë se 300 palestinezë të plagosur në konfrontime me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.


