Izrael nuk ndalet, urdhëroi avionët ushtarakë të shkatërrojnë Gazën

Lufta mes Izrael dhe Palestinës vijon, ndërsa shtohet numri i viktimave dhe dëmeve materiale. Mësohet se së fundmi, ushtria izraelite ka shkatërruar një ndërtesë banimi në perëndim të qytetit Gaza. Sipas mediave ndërkombëtare, kanë qenë avionë luftarakë që kanë goditur kullën 12-katëshe ‘Hanadi’ që ndodhet në lagjen al-Rimal.
Sipas informacioneve të parë, e gjithë ndërtesa u shkatërrua nga sulmi ajror dhe po ashtu u shkaktuan dëme në shtëpitë afër ndërtesës. Për mediat, dëshmitarët okularë treguan se ushtria u kërkoi banorëve të kullës që të lëshojnë kullën në përgatitje të sulmit.
Kujtojmë se brigadat ‘Al-Qassam’ dhe ‘Al-Quds’ paralajmëruan se do të sulmojnë kryeqytetin Tel Aviv në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj ndërtesave të cilëve palestinezë


