Iu zbulua lidhja jashtëmartesore me CEO-n, Cabot e martuar me djalin e një prej familjeve më të pasura të Bostonit

Kristin Cabot, drejtore e Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është përfshirë në një skandal të bujshëm, pasi një video e publikuar nga “Kiss Cam” në koncertin e Coldplay në Boston e tregon në një moment intim me ish-CEO-n e kompanisë, Andy Byron.
Videoja është bërë virale dhe ka ndezur rrjetet sociale dhe mediat, sidomos pasi u konfirmua se Cabot është e martuar me Andrew Cabot, trashëgimtar i një prej familjeve më të vjetra dhe më të pasura të Bostonit.
Andrew zotëron markën e njohur të rumit “Privateer Rum”, një biznes me rrënjë të thella familjare që daton prej gjashtë brezash.
Lidhja e fshehtë me Byron, i cili më parë ka qenë në krye të Astronomer, ka shkaktuar tronditje në ambientet elitare të biznesit në SHBA. Ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga çifti Cabot apo nga kompania, ndërsa spekulimet për pasojat profesionale dhe personale janë në rritje.


