Italia vendos vaksinim me detyrim për mjekët, ata që e refuzojnë nuk marrin pagën

Bota

Italia vendos vaksinim me detyrim për mjekët, ata që e

Gjykata italiane në qytetin Belluno, në rajonin e Venetos, vendosi që personeli mjekësor që refuzon të vaksinohet nuk do të marrë pagën e tyre.
Vendimi u mor pasi 11 qytetarë (tre infermierë dhe tetë personel ndihmës) të cilët punonin në dy azile në  Belluno, refuzuan të vaksinoheshin.

Pas refuzimit për tu vaksinuar u mor vendimi që personeli nuk ishte i përshtatshëm për punë pasi në këtë mënyrë ata po rrezikonin jetën e të moshuarve dhe grupmoshave më të prekura nga Covid-19.
Pas apelit të stafit mjekësor,  gjykata vendosi që nuk kishte arsye të vlefshme për të refuzuar vaksinën, pasi “efektiviteti i  vaksinave i tejkalon rreziqet”  dhe ul rrezikun e vdekjeve.

ME TE LEXUARAT