Itali, vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën e grabitësve, goditet në kokë një prej rojeve të sigurisë

Bota
Itali, vila e ish-lojtarit të Interit vihet nën shënjestrën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës në Cantù, ku një bandë kriminale tentoi të grabiste vilën e ish-lojtarit të Interit, Marko Arnautovic.

Vila ndodhet në zonën rezidenciale të Via delle Ginestre dhe në momentin e sulmit, nuk kishte asnjë anëtar të familjes Arnautovic brenda.

Sipas raportimeve, një nga rojet e sigurisë u sulmua brutalisht nga grabitësit, duke u goditur me shkop në kokë. Dy roje të tjerë, arritën të bllokonin hyrjet brenda në shtëpi, duke parandaluar hyrjen e të dyshuarve.

Ndërhyrja e rojës së katërt në momentin e fundit bëri që banda të tërhiqej dhe të largohej me shpejtësi nga vendngjarja.

Menjëherë pas alarmit, në vilë mbërritën forcat e Karabinierëve të Cantù dhe një ambulancë që i dha ndihmën e parë rojës së plagosur.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima dhe nuk raportohet për dëme të tjera të mëdha.

Marko Arnautovic, kontrata e të cilit me Interin skadoi në fund të këtij sezoni, nuk ndodhej në Itali në momentin e ngjarjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e kësaj tentative grabitjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion