Tragjike / Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Bota

Tragjike / Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në Torino.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje, ku nëna fillimisht ka vrarë vajzën e saj dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Trupat u zbuluan nga vajza tjetër e familjes, 19 vjeçe, e cila ndodhej në gjendje shoku dhe u transportua për trajtim në Spitalin Maria Vittoria.

Shërbimi i emergjencës mjekësore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe kreu përpjekje për reanimimin e 13-vjeçares, por pa sukses.

Gruaja, e cila jetonte e ndarë nga bashkëshorti prej disa kohësh, banonte në apartament vetëm me dy vajzat e saj. Policia e skuadrës fluturuese po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion