Ishin krijuar në një laborator të paautorizuar, Brazili pezullon 12 milionë vakina kineze

Në Brazil, autoritetet shëndetësore kanë pezulluar përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinës kineze Sinovac. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Brazili mori këtë vendim pasi vaksinat në fjalë janë prodhuar në një laborator të paautorizuar.
“Laboratori nuk ishte inspektuar dhe nuk ishte aprovuar nga autoritetet shëndetësore. Masa e pezullimit u mor për të shmangur ekspozimin e popullsisë ndaj një rreziku të mundshëm”, shkruhet në njoftimin zyrtar të ministrisë.

Mësohet se pezullimi i këtyre vaksinave do zgjasë 90 ditë dhe gjatë kësaj periudhe, Anvisa do të inspektojë laboratorin dhe do të analizojë sigurinë gjatë procesit të prodhimit.


