Ish-senatori e drogoi, ligjvënësja franceze: Kisha frikë se do të përdhunohesha…

Bota

Ish-senatori e drogoi, ligjvënësja franceze: Kisha frikë se do

Ligjvënësja franceze Sandrine Josso ka deklaruar se shpreson që “e vërteta” të dalë në dritë nga gjyqi i ish-senatorit Joël Guerriau, i akuzuar se e drogoi me qëllim sulmin seksual ndaj saj, një përvojë që ajo e përshkroi si jashtëzakonisht traumatike.

Sipas Josso-s, Guerriau i shërbeu një gotë shampanjë të përzier me MDMA (ekstazi) në apartamentin e tij në Paris në nëntor 2023. Ish-senatori, i cili dha dorëheqjen tetorin e kaluar, ka pranuar se pija ishte e droguar, por pretendon se bëhej fjalë për një aksident.

Gjyqi, i nisur këtë javë, ka rikthyer vëmendjen publike në Francë mbi sulmet seksuale të lehtësuara nga droga. Prokuroria ka kërkuar dënimin e Guerriau-t, 68 vjeç, me tre vjet burg dhe një vit me kusht për drogimin e Josso-s “me qëllim seksual”.

Josso, 50 vjeçe, dëshmoi se ndjeu menjëherë rrahje të forta zemre dhe humbje kontrolli pasi piu disa gllënjka shampanjë, duke shtuar se u pushtua nga frika se mund të përdhunohej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion