Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të shpërqendruar vëmendjen nga....

Bota

Ish-kreu i NATO: Trump po e përdor Groenlandën për të

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka kritikuar ashpër retorikën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Groenlandën, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpërqendruar opinionin publik nga kërcënimet reale globale, veçanërisht lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në një intervistë për Financial Times, Rasmussen, i cili ka shërbyer edhe si kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, shprehu shqetësimin se fokusi ndërkombëtar po zhvendoset drejt një çështjeje që, sipas tij, nuk përbën asnjë rrezik real për Evropën apo Shtetet e Bashkuara.

“Jam i shqetësuar që vëmendja e botës tani është përqendruar në diçka që nuk përbën kërcënim, konkretisht në Groenlandë, një aleat miqësor i SHBA-së, në vend që të fokusohet në atë që duhet të jetë çështja kryesore: si mund ta detyrojmë Putinin të ulet në tryezën e negociatave për Ukrainën”, tha Rasmussen.

Ai theksoi se gjatë gjithë jetës së tij ka parë Shtetet e Bashkuara si udhëheqësin natyror të botës së lirë, madje duke i cilësuar si “policin e botës”.

“Por tani shohim Shtetet e Bashkuara të përdorin një gjuhë që është shumë e ngjashme me atë të gangsterëve që duhet të kontrollohen në Moskë, Pekin e gjetkë”, u shpreh ish-kreu i NATO-s.

Deklaratat e Rasmussen vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë mbetet një nga sfidat më të mëdha të sigurisë globale dhe kur pritet një rol më aktiv dhe i unifikuar i aleatëve perëndimorë përballë Rusisë./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion