Ish-komandanti suprem ngre alarmin: Evropa po përgatitet për fundin e NATO-s!

Bota

Ish-komandanti suprem ngre alarmin: Evropa po përgatitet për fundin e

Kjo është një rubrikë që nuk e kisha ëndërruar kurrë se do ta shkruaja, si një ish-komandant suprem aleat i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Por mjerisht, duke pasur parasysh të gjithë retorikën skeptike dhe gjithnjë e më përçarëse rreth aleancës së nderuar që buronte nga Uashingtoni dhe Evropa në ditët e para të administratës së dytë të Donald Trump, është koha të mendojmë se si do të dukej bota gjeopolitikisht nëse SHBA-të tërhiqen.

A jemi vërtet në ditët e fundit të NATO-s? Çfarë do ta zëvendësonte atë, nëse ka ndonjë gjë? Ose, nëse do të mbijetonte, si do të dukej NATO pa SHBA-në?

Në një editorial për Bloomberg, ai thotë se retorika skeptike dhe përçarëse që vjen nga SHBA dhe Europa në ditët e para të mandatit të dytë të Donald Trump, tregon se ka ardhur koha që të mendohet se si do të duket bota gjeopolitikisht nëse SHBA tërhiqet. Ndërsa vlerëson se tërheqja e SHBA nga NATO do të ishte një gabim i përmasave epike, Stavridis përmend një seri njerëzish me ndikim, të cilët po e mbrojnë idenë e largimit të SHBA, çka e bën opsionin një mundësi reale.

Sipas ish-komandantit të NATO nëse aleanca shpërbëhet apo nëse mbijeton pa SHBA me gjasë do të kemi një Organizatë të Traktatit Europian që bazohet mbi NATO-n, por lë jashtë SHBA.

Kanadaja mund të zgjedhë të qëndrojë…Por ky megjithatë do të ishte terren i pashkelur më pare pasi asnjë shtet nuk është tërhequr plotësisht nga NATO më herët. Sipas tij, fundi i NATO-s nuk do të jetë një gjë e mirë, për të dyja anët e atlantikut.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion