Irlanda, Spanja dhe Sllovenia bojkotojnë Eurovisionin për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Bota

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia bojkotojnë Eurovisionin për shkak

Transmetuesit kombëtarë të Irlandës, Spanjës dhe Sllovenisë kanë vendosur të mos transmetojnë Konkursin e Këngës në Eurovision, në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e këtij viti.

RTVE e Spanjës dhe RTÉ e Irlandës konfirmuan vendimin për mos transmetim, ndërsa transmetuesi slloven RTV njoftoi se në vend të Eurovisionit do të transmetojë programe me temë mbi Palestinën.

Edhe pse disa vende janë tërhequr nga transmetimi, Eurovision 2026 do të zhvillohet në Vjenë me 35 shtete pjesëmarrëse, mes tyre edhe Izraeli, vendim që ka shkaktuar debat dhe përçarje mes transmetuesve europianë.

ME TE LEXUARAT