Irani pa lider! Ministri: Askush nuk e di kush do jetë udhëheqësi i ri

Bota

Irani pa lider! Ministri: Askush nuk e di kush do jetë udhëheqësi

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se “askush nuk e di” se kush do të jetë udhëheqësi suprem i ardhshëm, mes raportimeve se organi përgjegjës ka zgjedhur një zëvendësues për Ajatollah Ali Khamenei-n.

Duke folur në emisionin “Meet The Press” të NBC-së të dielën, Araghchi tha: “Ka shumë thashetheme përreth, por duhet të presim që Asambleja e Ekspertëve të mblidhet dhe të votojë për Udhëheqësin e ri Suprem.”

Asambleja është një organ me 88 anëtarë i klerikëve të lartë që zgjedh Udhëheqësin Suprem të Iranit. Anëtarët e saj zgjidhen nga votuesit iranianë. Araghchi tha se derisa të mblidhet asambleja, këshilli i përkohshëm i udhëheqjes është përgjegjës dhe të gjitha institucionet iraniane po kryejnë punën e tyre.

Disa vëzhgues thonë se një udhëheqës i ri nuk mund të emërohet derisa asambleja të mblidhet personalisht.

Araghchi u pyet gjithashtu për pohimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se ai duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e udhëheqjes së re për Iranin.

“Ne nuk lejojmë askënd të ndërhyjë në punët tona të brendshme. Kjo varet nga populli iranian. Është vetëm punë e popullit iranian”, tha ai.

Ai shtoi se as Irani nuk do ta pranonte kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte dhe se në qershor të vitit të kaluar, Irani kishte pranuar një armëpushim, por këtë herë duhej një fund i përhershëm i luftës.

“Askush nuk dëshiron ta vazhdojë këtë luftë”, tha Araghchi, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të veprojë në vetëmbrojtje.

Ai këmbënguli se Irani nuk po sulmonte fqinjët e tij, por përkundrazi objektet dhe instalimet amerikane në vendet arabe të Gjirit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion