Indonezia në luftë kundër Covid-19, mungesë të theksuar oksigjeni

Bota

Indonezia në luftë kundër Covid-19, mungesë të theksuar

Qeveria indoneziane i ka udhëzuar prodhuesit që t’i japin përparësi nevojave mjekësore pasi rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ka çuar në një krizë të oksigjenit të lëngshëm në disa qytete. Sipas BBC, spitalet që përpiqen të luftojnë pandeminë në vend u përballën me probleme serioze në furnizimin me oksigjen të lëngshëm. Në vend, 63 pacientë me COVID-19 vdiqën në një spital pasi u harxhuan rezervat e oksigjenit të lëngshëm.

Dy spitale në qytetin Bandung njoftuan se furnizimi i tyre me oksigjen mjekësor ishte harxhuar dhe se nuk mund të pranonin pacientë që kishin nevojë për trajtim urgjent. Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë, Siti Nadia Tarmizi, deklaroi se ata dëshirojnë që industria e gazit të përshpejtojë prodhimin e oksigjenit mjekësor dhe ftuan publikun të mos grumbullojë oksigjen të lëngshëm.

Teksa departamentet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve publike në qytetet Bandung, Surakarta dhe Pamekasan përjetuan kriza, disa spitale u desh të kthenin pacientët për shkak të mungesës së vendeve të lira. Në Indonezi, pandemia ka shkaktuar 2,3 milionë raste pozitive dhe më shumë se 60 mijë viktima.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion