Incident ajror në Birnimhgam, pista e aeroportit mbyllet përkohësisht pas bllokimit të helikës së avionit

Bota

Incident ajror në Birnimhgam, pista e aeroportit mbyllet

Aeroporti i Birminghamit në Anglinë qendrore njoftoi se kishte mbyllur përkohësisht pistën e tij sot pas një incidenti ajror, tha menaxhmenti i aeroportit.

“Pas një aksidenti ajror, pista është mbyllur përkohësisht. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që kjo do të shkaktojë. Ne do t’i përditësojmë pasagjerët që janë tashmë në aeroport dhe u rekomandojmë atyre që udhëtojnë më vonë sot të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre para se të vijnë në aeroport.

Ne do të vazhdojmë të lëshojmë përditësime sa herë që të jetë e mundur”, thanë autoritetet e aeroportit”, shkruhej në deklaratën e aeroportit.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një aeroplan të vogël me helikën e bllokuar, në pistën e aeroportit të shtatë më të ngarkuar të Britanisë.

The Telegraph raportoi se të gjitha nisjet dhe mbërritjet do të vonohen deri në orën 6 pasdite sipas orës lokale.

 

 

ME TE LEXUARAT