Çifti i bashkëshortëve në SHBA vdesin nga Covid-19, lanë pas 5 fëmijë

Njihuni me historinë e trishtë të Daniel dhe Davy Macias, 39 dhe 37-vjeç, të cilët vdiqën si pasojë e Covid-19 në SHBA. Mësohet se çifti kanë lënë pas 5 fëmijë të mitur, njëra prej të cilëve, lindi në ditën kur nëna i vdiq.
Mediat e huaja shkruajnë se gruaja vdiq nga komplikimet prej Covid-19, pasi lindi fëmijën dhe vetëm 3 javë pas kësaj, ndërroi jetë dhe bashkëshorti i saj. KËshtu ata nuk e gëzuan të voglën e tyre, duke mos arritur ti vendosin dhe emrin.
Davy Macias dhe Daniel Macias lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar.


