I vë zjarrin shtëpisë me motrën brenda, merr karrigen dhe ulet në oborr për të shijuar "shfaqjen"

Bota

I vë zjarrin shtëpisë me motrën brenda, merr karrigen dhe

Një grua në Maryland të SHBA-ve, është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje, pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë së saj brenda të cilës gjendej edhe një person, duke nxjerrë tavolinën dhe karrigen në oborr nga ku e shikonte pronën e saj duke u shkatërruar.

Gale Mittwell, 47-vjeçe, është filmuar duke qëndruar e ulur në karrige në oborr të shtëpisë, duke “shijuar” kështu djegien e shtëpisë së saj që për pak sekonda zhduket nga zjarri.

E dëshmitarë të shumtë okularë kanë bërë të ditur se Mittwell kishte ndezur vatra zjarri në vende të ndryshme brenda shtëpisë, ku më pas doli jashtë dhe e vështronte fuqinë e flakëve.

Në video dëgjohet një burrë duke bërtitur: “Nuk mund ta besoj. Plotësisht e qetë i vuri zjarrin shtëpisë dhe tani po qëndron e ulur duke ruajtur gjakftohtësinë derisa prona po i shkatërrohet”.

Pa kaluar shumë sekonda, e tërë shtëpia u mbulua nga tymi i zi, e me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit dëgjuan një grua nga bodrumi duke bërtitur e kërkuar ndihmë.

Megjithatë kalimtarët e rastit i ndihmuan për ta nxjerrë përmes dritares. Gruaja është identifikuar si Blenda Hollbrooke e cila ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

E Mittwell kur e kuptoi se po vie edhe policia tentoi të arratiset. Në anën tjetër motra e saj ka bërë të ditur se Mittëell po shërohej nga një kohë e gjatë pasi kishte probleme mendore. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion