I tha presidentit 'i mangët', shkrimtari i njohur rrezikon tre vite burg

Bota

I tha presidentit 'i mangët', shkrimtari i njohur rrezikon tre

Shkrimtari dhe gazetari i njohur polak, Jakub Zulczyk përballet me tre vjet burg për ofendimin ndaj presidentit, Andrzej Duda në një postim në Facebook, raportoi BBC.

Në Poloni, fyerja e krerëve të shtetit dhe fesë konsiderohet krim.

Zulczyk sulmoi presidentin në natën e zgjedhjeve amerikane duke e quajtur ”të mangët” dhe duke e akuzuar atë se nuk e kuptonte procesin zgjedhor amerikan, pasi ai uroi Joe Biden në Twitter për fitoren, pa pritur vendimin e kolegjit elektoral.

Duke komentuar në postimin në Facebook, Zulczyk, autori i një romani të kthyer në një seri televizive të njohur për ”Hbo Europe”, shkroi se ai kishte studiuar politikën amerikane për vite me radhë dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për “zgjedhjen e kolegit elektoral”.

Polonia ka nëntë ligje të ndryshme fyerjeje dhe të gjitha përfshijnë burgim midis dënimeve.

Për shembull, ju mund të përfundoni në burg jo vetëm nëse keni fyer flamurin polak, por edhe atë të vendeve të tjera.

ME TE LEXUARAT