I riu shqiptar qëllohet për vdekje brenda në banesë, një i arrestuar

Një 20 vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në banesën e tij në Pontedellolio të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku i riu mbeti i plagosur dhe humbi jetën teksa po transportohej në spital.
Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancën që ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit
.
Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë e gjithë ngjarja vioj të mbetet me mister.


