Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, ja mesazhi që postoi Taleb 5 minuta para sulmit

Bota

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, ja mesazhi që

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”.

Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia.

Autori i sulmit nuk kishte planifikuar më parë arratisjen e tij nga vendi i krimit. Në orën 19:07, Taleb A. postoi videon e tij vetëm pak minuta pasi ai vrau njerëzit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe plagosi më shumë se 200.

Në tekstin e postuar Taleb A. është i indinjuar që autori më i shitur anglez Bruce Daisley kishte bërë thirrje që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të arrestohej dhe ekstremisti i djathtë britanik Tommy Robinson të censurohej. Ai më pas e quan Gjermaninë një “shembull të ndritshëm të censurës mediatike”.

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Gjermani, ja mesazhi që

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion