I mituri nuk i puthi dorën, Erdogan godet me shuplakë djalin e vogël. Pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Bota
I mituri nuk i puthi dorën, Erdogan godet me shuplakë djalin e

Një video e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi ai godet me shuplakë një djali të vogël, i cili nuk i puthi dorën.

Incidenti, sipas mediave të huaja ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes, ku Erdogan u dorëzoi pronarëve çelësat e banesave.

Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre, dhe teksa Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’i puthur dorën, djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe nuk ia puthi dorën, e më pas presidenti e goditi me shuplakë.

Siç shihet edhe në video, i mituri më pas i puthi dorën, ndërsa presidenti i Turqisë i ka dhënë para djalit.

Video

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion