Tërmeti me magnitudë 7.6 godet Karabiet, disa shtete paralajmërohen për cunami

Bota

Tërmeti me magnitudë 7.6 godet Karabiet, disa shtete

Një tërmet me magnitudë 7.6 ka ndodhur të shtunën në Detin e Karaibeve, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami.

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit (NWTC) tha fillimisht se ekzistonte një kërcënim cunami për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër. Banorët në ato vende u këshilluan të lëviznin nga uji, jashtë plazhit, larg porteve dhe të mos shkonin në breg për të vëzhguar cunamin, shkruan CNN.

Qendra më vonë e tërhoqi alarmin për Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër, por tha se ekziston mundësia që cunami të godasë Kubën, Hondurasin dhe Ishujt Kajman, ku valët prej 30 centimetra deri në 1 metër mbi nivelin e baticës janë të mundshme.

ME TE LEXUARAT