Sulmi me armë në SHBA, shkon në 9 numri i viktimave, alarm edhe për bombë (VIDEO)

Bota

Sulmi me armë në SHBA, shkon në 9 numri i viktimave, alarm edhe

Ka shkuar në nëntë numri i viktimave në San Jose të SHBA.

Autoritetet vendase raportojnë se një punonjës i transportit publik ka hapur zjarr ndaj bashkëpunëtorëve në një oborr hekurudhor.

Mes viktimave është dhe autori, ndërsa sipas raportimeve një skuadër bombe është duke kontrolluar zonën, pasi dyshohet se personi i armatosur ka fshehur eksploziv.

“Ne morëm informacion se ka pajisje shpërthyese që ndodhen brenda ndërtesës. Ne po përpiqemi të pastrojmë çdo dhomë, çdo pjesë të asaj ndërtese”, u shpreh zëvendës Sherifi Russel Davids.

 

ME TE LEXUARAT