I dyshuar për vrasjen e kandidatit për President të Ekuadorit, arrestohet në Meksikë ‘koka’ e kartelit Los Lobos

Bota

I dyshuar për vrasjen e kandidatit për President të Ekuadorit,

Kreu i grupit kriminal Los Lobos në Ekuador, Angel Esteban Aguilar, është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar në Meksiko Siti, në Meksikë.

Lajmin e njoftoi ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“I dyshuari, i njohur me pseudonimin Lobo Menor, ishte në kërkim dhe ishte i përfshirë në trafik droge, grabitje dhe vrasje”, shkroi Harfouch në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, tha se Angel Esteban Aguilar, kërkohej në lidhje me vrasjen në vitin 2023 të kandidatit presidencial ekuadoras, Fernando Villavicencio.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion