I dyshuar kryesor për vrasjen e marokienit, çfarë vendosi Gjykata spanjolle për Florian Ramën

Bota

I dyshuar kryesor për vrasjen e marokienit, çfarë vendosi

Florian Rama u arrestua më 6 Janar në Mbretërinë e Bashkuar si autori i dyshuar i vrasjes së të riut Soufian Mraha në qershor 2019 në Salceda de Caselas.

Tre dëshmitarë e kishin identifikuar 31-vjeçarin në skicat e fotografive të policisë mes dhjetra individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre.

Ai jetonte në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, dhe celularin i tij e tregonte në vendin e krimit mëngjesin kur ndodhi ngjarja. Po ashtu edhe kamerat që filmuan një burrë duke ikur nga zona e krimit treguan një rrugë ku, rastësisht, jetonte një mik i të dyshuarit.

Me mbledhjen e provave, sapo shqiptari u ekstradua nga Britania në Spanjë, gjykata vendosi lënien e tij në burg.

Në një gjurmë gjaku në vendngjarje, u gjet një profil gjenetik mashkullor. Por Florian Rama nuk ka pranuar të jepte kampionin biologjik. Ndaj Gjykata ka kërkuar edhe ADN-në e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë, por 31-vjeçari Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj.

Soufian Mhara, i riu me origjinë marokene, u godit me thikë jashtë një lokali në Salceda de Caselas në vitin 2019.

I dyshuari kryesor për vrasjen e të tij është shqiptari me precedent për trafik droge, që  u arrestua më 6 janar në Mbretërinë e Bashkuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion